VMRO: Ndryshimet në qeveri, koalicion pazari

VMRO: Ndryshimet në qeveri, koalicion pazari

VMRO-DPMNE e ka quajtur marrëveshjen e re të LSDM-së dhe ASH-së si koalicion Pazari, dhe jo marrëveshjeje për zhvillimin e vendit. Opozita maqedonase thotë se ndryshimet e reja bëhen me qëllim që të mbahet gjallë qeveria e cila është historikisht më e paafta. Sipas VMRO-DPMNE-së qëllimi i pushteti është që të shpëtohen bizneset dhe tenderët edhe për disa muaj, e jo për të përmirësuar gjendjen e dëshpëruar në të cilën ndodhet vendi për shkak të paaftësisë së dyshes Ahmeti-Kovaçevski. Sipas Stoillkovskit në përbërjen e re të qeverisë propozohen persona me prapavijë të dyshimtë.

“Propozimi i ri i Kovaçevskit është turp për Maqedoninë. Kështu, ministër i Drejtësisë propozohet vëllai i të dyshuarit për vrasjen e Dilaver Bojkut. Zëvendësja e tij do të jetë Viktorija Madiq, anëtare e LDS-së për gjithçka, ish-sekretare e parë e qytetit të Shkupit, në kohën e shpartalluar të Shilegovit, e cila në opinion njihej si Rashkovski i ri, sepse kompania e dhëndrit të saj merr tenderë të mbi 4 milionë euro nga institucionet shtetërore. Kjo është dëshmi se shteti po rrënohet dhe se kjo qeveri ka mandat vetëm për të vjedhur nga Kovaçevski dhe Ahmeti, por nuk ka legjitimitet nga populli”, tha Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

LEXO EDHE:

Back to top button