VMRO: Vendi do të mbetet pa shëndetësi publike

VMRO: Vendi do të mbetet pa shëndetësi publike

Qeveria është e fokusuar në krim andaj personeli mjekësor punon pa paga, pa sigurim, pa kontrata dhe pa vendime pune. Kështu akuzojnë nga VMRO-DPMNE, duke komentuar gjendje me të punësuarit në Shtëpitë e Shëndetit në vend, në të cilat numër i madh i personelit mjekësor prej në janar nuk kanë marrë paga. Zëdhënësi Naum Stoillkovski thotë se përveç mos zgjidhjes së problemeve për të punësuarit në sistemin shëndetësor, mungojnë edhe ilaçet dhe kushtet tjera për punë. Ai thotë se zgjidhja e këtij problemi dhe problemeve të tjera të qytetarëve janë zgjedhjet sa më të shpejta dhe udhëheqës të rinj të cilët do të punojnë më tepër në interes të qytetarëve.

“Në Institutin e Shëndetit Publik nuk ka reagensë, ndaj pacientët shkojnë në institucionet private. Në Klinikën e Neurologjisë, prej nga vjen ministri i ri, nuk ka ilaç për pacientët neurologjikë. Nuk ka as ilaçe, as kushte, as para për staf, as shëndetësi, sepse janë të përqendruar te krimi! Kjo është e turpshme, Maqedonia do të mbetet pa shëndetësi publike, mjekët dhe stafi do të emigrojnë, prandaj kjo duhet të ndalet. Sikur të kishin dashur deri më tani dhe të dinin do ta zgjidhnin problemin, por për këtë nevojiten zgjedhje dhe një rreshtim i ri që do ta tejkalojë problemet”, u shpreh Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button