Vogëlushi 10-vjeçar në gjendje kritike për jetën, pas incidentit në hokej

Një djalosh 10-vjeçar që luan hokej me ekipet e moshës U-12 me “Foxes Academy” në Itali është në gjendje të rëndë. Ai ishte viktimë i një incidenti që ndodhi gjatë një turneu të organizuar dy ditë më parë në Merano.

Sipas mediave italiane, gjatë një aksioni, djaloshi u godit në gjoks nga topi i hokejit dhe impakti i fortë provokoi një arrest kardiak. Fëmijës i është dhënë menjëherë ndihma e parë dhe më pas është transportuar me urgjencë në një spital në Bolzano.

Djaloshi i është nënshtruar një ipotermi terapeutike, një procedurë që bëhet për të ulur temperaturën e trupit, për të minimizuar dëmtimet në tru. Fëmija ndodhet ende i shtruar në repartin e terapisë intensive në rrezik për jetën.

LEXO EDHE:

Back to top button