Von der Leyen: Ushqimi tani është pjesë e arsenalit rus

Von der Leyen: Ushqimi tani është pjesë e arsenalit rus

Gjatë një fjalimi në Parlamentin Europian në Strasburg, von der Leyen theksoi nevojën urgjente për të rihapur portet e Detit të Zi të Ukrainës, si një zgjidhje për krizën e afërt globale të ushqimit, sipas CNN.

“Ky është një veprim i ftohtë, i pashpirt dhe i llogaritur nga Putini ndaj disa prej vendeve dhe njerëzve më të cenueshëm në botë. Dhe prandaj tani, të nderuar deputetë, ushqimi është bërë tashmë pjesë e arsenalit të terrorit rus dhe ne nuk mund ta tolerojmë atë”, u tha von der Leyen ligjvënësve të BE-së.

Sanksionet e BE-së kundër Rusisë “nuk prekin mallrat bazë ushqimore. Ato nuk ndikojnë në tregtinë e drithërave apo ushqimeve të tjera ndërmjet Rusisë dhe vendeve të treta,” theksoi shefja e Komisionit të BE-së.

Komentet e saj vijnë ndërsa ministrat e jashtëm rus dhe turq u takuan në Ankara të mërkurën për të diskutuar çështjet lidhur me eksportet e drithit nga Ukraina. Von der Leyen falënderoi Kombet e Bashkuara për “përpjekjet” e tyre për të ndihmuar në rivendosjen e porteve të Detit të Zi të Ukrainës, duke përsëritur se “shumica e grurit ukrainas mund të eksportohet” vetëm përmes këtyre rrugëve.

LEXO EDHE:

Back to top button