Vrasja në kafene, qytetarët nuk ndjehen të sigurt

Vrasja në kafene, qytetarët nuk ndjehen të sigurt

Gazetare: Ajnur Bafqari

Qërimi i hesapeve mes grupeve të ndryshme nëpër lokale mund të përfshijë edhe njerëz të pafajshëm dhe kjo e vë në pikëpyetje sigurinë e qytetarëve që vendosin të pijnë kafenë jasht. Pas incidentit të armatosur mbrëmë, një pjesë e qytetarëve thonë se nuk ndjehen të sigurt të ulen nëpër lokale, ata madje nënvizojnë se mungesa e sigurisë është një nga faktorët që ka ndikuar në zbrazjen e shtetit.

“Siguria është nën nivel, me keqardhje do të shprehem se është turp kjo që ka ndodhur, por s’kemi çfarë të bëjmë, kjo është. Nuk është rastësi që është zbraz shteti me këso lloj, para se gjithash do ta potencoj edhe sigurinë, se nuk ndjehen të sigurt”.

“Po këtu më poshtë po, atje lartë jo, atje është pak rrezik, lagjja e kap atje”.

“Keqardhje, vriten të rinj, nuk është mirë… 01:46 Siguri nuk ka, siguri nuk ka”.
Një pjesë e qytetarëve thonë se përderisa nuk janë të përfshirë në probleme, ulen kudoqoftë dhe nuk ndjehen të kërcënuar aspak.

“Përse të mos jemi të sigurtë, nuk kemi bërë asgjë të keqe, vijmë pimë kafe, kënaqemi, nuk ka përse të kemi frikë”.

“Njësoj, nuk ka problem”.

“Po be si jo, të sigurt jemi… Nuk e di neve i njohim personat, sigurisht që nuk duhet ta bëjmë të madhe atë punë, se çfarë ka ndodh, ato ndodhin gjithkund…”.

Ndërsa pjesa tjetër refuzon të pranojë se kjo ka ndodhur në Çarshi të Shkupit, duke nënvizuar se lokali ku ndodhi incidenti i fundit, nuk është pjesë e Çarshisë.

“Po, të sigurtë, Çarshia është çdoherë shpirt… Disa dëshirojnë të ja humbin imazhin Çarshisë, por nuk do t’ja arrijnë, se ajo është larg Çarshisë, në rrugën tjetër, rrugën kryesore rreth kalasë… ”.

“Çdoherë ka Çarshia siguri, ato janë parrolla që shteti i nxjerr kundër Çarshisë, jo vetëm në këtë rast, por në çdo rast tjetër që ndodh në Butel thonë në Çarshi, ndodh në shesh thonë në Çarshi. Ato janë vetëm propaganda…Këtu jemi tërë ditën…”.

“Nuk është bërë në Çarshi është bërë në Kala, lartë.. Vetëm pikën e zezë me ja ngjit Çarshisë… Unë për vete shumë rehat ndjehem, shumë mirë jemi, nuk kemi asnjë problem”.

Incidenti i mbrëmshëm në një lokal në Çarshi, që si pasojë kishte 2 viktima dhe një të plagosur, nuk ishte i pari i kësaj natyre. Raste të ngjashme kishte edhe në vitin 2019 dhe 2021, ku grupe të armatosura bënin pastrim hesapesh nëpër lokale në kryeqytet. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button