Vuçiq: Nuk jam optimist për takimin me Kurtin

Vuçiq: Nuk jam optimist për takimin me Kurtin

Presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk është optimist për takimin e 21 nëntorit në Bruksel, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiq ka konfirmuar se takimi do të fillojë në orën 8 në mëngjes, dhe ka ripërsëritur kushtet e Serbisë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe anulimin e vendimin për targa.

Qeveria e Kosovës tha se Kurti udhëton sot për në Bruksel, ndërkaq takimi mbahet të hënën. Takimi mes palëve pritet të ndodhë në ditën kur sipas planit të Qeverisë parashihet të nis zbatimi i fazës së dytë për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, e cila parasheh gjobë prej 150 euro.

Ende nuk është e qartë se a do të veprojë Qeveria e Kosovës sipas planit.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse autoritetet e Kosovës fillojnë t’i ndëshkojnë shoferët që nuk i kanë riregjistruar veturat e tyre, Vuçiq tha se serbët “nuk do ta pranojnë këtë”.

Ndërsa në pyetjen se si do të reagojë Serbia nëse Njësitë speciale të Policisë së Kosovës marrin pjesë në zbatimin e vendimit, presidenti i Serbisë tha: “Atëherë kemi ferr në terren, sepse Njësia speciale e Kosovës nuk ka çfarë kërkon në veri të Kosovës”. Vuçiq tha se shpreson që të mos ketë konflikt të armatosur.

LEXO EDHE:

Back to top button