Wanda Nara flet për situatën e Mauro Icardit te PSG: Duhen para për të prishur kontratën

Wanda Nara flet për situatën e Mauro Icardit te PSG: Duhen para për të prishur kontratën

Mauro Icardi nuk është në planet e PSG-së nga trajneri i ri Christophe Galtier dhe klubi ia ka bërë të qartë se duhet të largohet, pasi rrezikon të mosluajë sezonin e ardhshëm.

Megjithatë ky kërcënim nuk shqetëson aspak Wanda Naran, bashkëshorten e Icardit, që është edhe menaxhere e tij.

Ajo e ka sqaruar situatën për mediat argjentinase dhe ka bërë të qartë se sulmuesi ka edhe dy vite kontratë me francezët.

“Mauro vijon të jetë i lidhur me PSG-në edhe për dy sezone, dhe për të prishur një kontratë duhen shumë para, ndaj nuk është situata ashtu siç paraqitet në media”.

“Kur ndërrohet trajneri, ndodhin edhe gjëra të tilla, pasi Galtier ka ardhur me vendime e plane të tjera, megjithatë për këtë ekzistojnë shkëmbimet apo transferimet”.

“Në këtë situatë janë disa lojtarë te PSG-ja, por edhe te klube të tjera, megjithatë faleminderit që më pyesni mua, pasi jam e vetmja që e di si është situata”, ka thënë Wanda.

Fjalët e bashkëshortes së Icardit janë interpretuar si një mesazh i qartë për PSG-në se nëse nuk dëshiron të mbajë më Icardin në skuadër, atëherë duhet ta dëmshpërblejë për prishjen e parakohshme të kontratës.

LEXO EDHE:

Back to top button