‘Washington Post’ për urën e Krimesë: Sulm i shërbimeve ukrainase
‘Washington Post’ për urën e Krimesë: Sulm i shërbimeve ukrainase
Dy trenat e parë të nisur nga Krimea kaluan normalisht urën, ndërkohë që trafiku i makinave, me një korsi, kishte filluar gjatë pasdites.
Ndërkohë, debati për autorët e sulmit mbetet i fortë, ashtu si pyetjet për përgjigjen e mundshme të Moskës pas sulmit ndaj një simboli të ndërtuar me urdhër të Putin, dhe të kushtuar rreth 3.7 miliardë euro për të celebruar aneksimin e vetëshpallur të Krimesë në 2014.
Nga Kievi, këshilltari i presidentit Zelensky, Mykhailo Podolyak, ka deklaruar se sulmi është faktikisht një çështje e brendshme ruse, më saktësisht midis shërbimeve sekrete të njohura si FSB, pasardhëset e KGB-së, dhe ministrisë së mbrojtjes, që akuzohet gjithmonë e më hapur për paaftësi.
Ky interpretim mund të gjej mbështetje edhe në urdhrin ekzekutiv të Putin, që i ka dhënë pikërisht FSB-së urdhrin dhe përgjegjësinë e mbrojtjes se kësaj ure strategjike, që sot e tutje.