Washingtoni do të dërgojë më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar një paketë të re ndihme sigurie për Ukrainën që do të përfshijë artileri, municione, radarë dhe pajisje të tjera.

“Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë mbështetjen e fortë për popullin e guximshëm të Ukrainës, derisa ata mbrojnë vendin e tyre kundër agresionit të vazhdueshëm me Rusinë”, tha presidenti amerikan, Joe Biden.

“Ne po dërgojmë armë dhe pajisjet që Kongresi ka autorizuar drejtpërdrejt në vijën e parë të lirisë”, shtoi ai.

Biden tha se fondet ekzistuese për Ukrainën ishin “pothuajse shteruar” dhe i kërkoi Kongresit të SHBA-së të miratonte paketën e tij të propozuar të ndihmës prej 33 miliardë dollarëshe për “të forcuar Ukrainën në fushën e betejës dhe në tryezat e negociatave”.

Një zyrtar amerikan tha se paketa e fundit e armëve ishte me vlerë prej 150 milionë dollarësh, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

LEXO EDHE:

Back to top button