Xhaferi: Grupi i zjarrit nuk do të lejoj asnjëherë që Grubi të merr kreun e BDI-së

Xhaferi: Grupi i zjarrit nuk do të lejoj asnjëherë që Grubi të merr kreun e BDI-së

Anëtari i kryesisë së BDI-së, Musa Xhaferi në “Programi 200” në Alsat u shpreh i prerë se nuk ka ambicie për kryetar të BDI-së dhe se Grupi i zjarrit asnjëherë nuk do të lejoj që Artan Grubi të merr kryesimin e partisë.

Ambiciet për kryetar të BDI-së nga Grupi i zjarrit në Kongresin e ardhshëm?

“Unë nuk kam dëgjuar. Në Grupin e zjarrit ka një ambicie, ose ka një qëndrim dhe një qëllim, që ta them kështu, t’ja hjek dushkun, që Zoti Artan Grubi nuk është ai i cili do të lejohet nga grupi i zjarrit dhe flakës që të merr kreun e BDI-së, që tentativa të tilla ka pas, por nga grupi i zjarrit askush nuk ka pretendime të atilla. Në momentin kur do të vij, të jemi shëndosh e mirë që zoti Ahmeti nuk donë ose nuk mundet, atëherë në ato rrethana do të konsultohen organet partiake se si më tutje”, tha Xhaferi.

Po ju personalisht keni ambicie të tilla?

“Jo jo skam, për këtë jam shumë i qartë. Kur më kanë pyetur këto shokët e Grupit të zjarrit se u bë tashme kjo reklamë, ju kam thënë dëgjoni, unë jam gjithë jetën bashkëpunëtor me Ali Ahmetin, vij nga i njëjti fshat, jemi me të njëjtin subjekt edhe po të më lutni ju, edhe po të jetë e mundur kjo, unë nuk e bëjë këtë. Sepse kam respekt ndaj krahinave tjera, sepse do të shkonte një nga Zajazi dhe vjen prap ky nga Zajazi”, deklaroi Musa Xhaferi, BDI. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button