Xhaferi: Nuk është fundi i botës nëse shkarkohet Bujari, Artani apo Fatmir Besimi

Xhaferi: Nuk është fundi i botës nëse shkarkohet Bujari, Artani apo Fatmir Besimi

Nuk është fundi i botës nëse largohen ministrat aktual të BDI-së dhe rrugën ua lëshojnë të kuadrove të reja, kështu deklaroi në “Programi 200”, anëtari i kryesisë së BDI-së Musa Xhaferi.

“Pse qenka fundi i botës nëse Artani, Bujari apo Fatmir Besimi kolegu im mund të rikonstruohet, të vijën të tjerë. Këto janë ato të cilët pretendojnë se do të vijnë të rinjtë, le ta lëshojnë rrugën të shohim se kush janë ata të rinj. Nuk është tragjike…

Do të thotë ata janë të parët që duhet të largohen nga ekzekutivi, të ndryshojnë…?

“Kush?”.

“Siç përmendët zoti Grubi, zoti Osmani dhe zoti Fatmir Besimi?

“Ky është një mendim i imë individual si anëtarë i kryesisë. Në bazë të llogaridhënies dhe rezultateve do të bëhet edhe klasifikimi dhe vendimi do të marrin përgjegjësi se cili do të lëviz, të lëshoj vendin dhe ne nuk i çojmë në gjilotinë, do punojnë në funksione tjera, do punojnë në funksione partiake”, tha Xhaferi. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button