Xhaka i zhgënjyer: Ne po marrim gola të lehtë, kjo nuk duhet të ndodh
Skuadra e Liverpullit vazhdoi me fitore në Ligën e Kampionëve dhe në raundin e katërt mposhti thellësisht 4:0 kampionin e Bundesligas, Bajer Leverkuzenin. Granit Xhaka, futbollisti i kombëtares së Zvicrës, pas ndeshjes dha një deklaratë, ku u shpreh tejet i zhgënjyer me paraqitjen e bashkëlojtarëve të tij.
“Nuk mund ta dominosh Liverpullin për 90 minuta, ne e dinim këtë. Por, ne po marrim gola të lehtë, kjo s’duhet të ndodhë, sidomos në këtë nivel”, u shpreh i zhgënjyer Granit Xhaka për Amazon Prime Video.
“Çdo humbje dhemb. Por ne jemi në këtë nivel për të luajtur kundër më të mirëve”, vazhdoi më tej futbollisti shqiptar
Skuadra e Bajer Leverkuzenit ka grumbulluar shtatë pikë në katër ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve.