Xhandarmëria serbe futet në brendësi të territorit të Kosovës


Xhandarmëria serbe sot rreth orës 17:00, kanë hyrë rreth 1 km në brendësi të territorit të Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

Kështu ka shkruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i cili ka postuar edhe një video.

“Kamerat e sigurisë kanë kapur 11 pjesëtarë të uniformuar dhe të armatosur që kanë kaluar nëpër parkingun e restaurant “Oxygen” që është pronë e Adhurim Krasniqit. Institucionet e sigurisë së Kosovës, duhet të veprojnë urgjentisht për të mbrojtur qytetarët, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Për herë të parë xhandarmëria serbe patrullon lirshëm në lagje të Karaçevës. Pamjet janë marrë nga restoranti “Oksigjen” në Karaçevë”, ka shkruar ai.

Sot rreth orës 17:00, xhandarmëria serbe është futur rreth 1 km në brendësi të territorit të Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë,Komuna e Kamenicës.Kamerat e sigurisë kanë kapur 11 pjesëtarë të uniformuar dhe të armatosur që kanë kaluar nëpër parkingun e Restaurant “Oxygen” që është pronë e Adhurim Krasniqit.Institucionet e sigurisë së Kosovës, duhet të veprojnē urgjentisht për të mbrojtur qytetarët, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.Për herë të parë xhandarmëria serbe patrullon lirshêm në lagje të Karaçevës.Pamjet janë marrë nga restorani “Oksigjen” në Karaçevê.

Publiée par Mefail Bajqinovci sur Vendredi 7 août 2020

LEXO EDHE:

Back to top button