Xhejms me fanellën me nr 6, Dejvisi mer “23”-shen

Entoni Dejvis do të mbetet në radhët e “Los Anxhelos Lejkersit” dhe për këtë gjë do të shpërblehet. Në sezonin e ri, Dejvis do të vesh fanellën me numër 23, të cilin e ka shfrytëzuar gjatë karrierës së tij, me përashtim të sezonit të fundit, kur veshi fanellën me numër 3. Fanella me numër 23 ishte në pronë të Lebron Xhejmsit.

Mirëpo me marrëveshjen e re me “Nike”, Xhejms do të vesh fanellën me numër 6, me të cilën arkëtoi titullin në qëndrimin e tij te Majami Hit, ndërsa fanella me numër 23 do të shkojë në pronë të Dejvisit.

Ndërkohë drejtuesit e klubit nga Los Anxhelosi kanë vendosur që të ndryshojnë në tërësi fanellat për sezonin e ri, në të cilin basketbollistët do të veshin retro fanellat, në nder të ekipit që luajti në vitin 1960. Mbetet të shihet se çfarë efekti do të ketë ky ndryshim që e pranoi edhe “Nike”.

Kujtojmë se Lebron Xhejms është basketbollisti që ka më shumë shitje të fanellave në NBA, ndërsa Entoni Dejvis qëndron në vendin e tretë, pas Luka Donçiç nga Dallas Maveriks.

LEXO EDHE:

Back to top button