Xherdan Shaqiri nuk shkon në Serbi, që të përballet me Bjellorusinë

Faqja zyrtare e kombëtares së Zvicrës ka konfirmuar zyrtarisht mungesën e sulmuesit anësor shqiptar, Xherdan Shaqirit, në ndeshjen e parë të muajit mars. Zvicra do të nis kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian, me dy ndeshje gjatë këtij muaji. “Helvetikët” do të zhvillojnë fillimisht ndeshjen e parë përballë Bjellorusisë më 25 mars, ndeshje e cila do të luhet në Serbi. Tre ditë më vonë, më 28 mars, Zvicra do takohet me Izraelin në Zhenevë.

Megjithatë, ylli shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, nuk do të udhëtoj drejt Serbisë, përkundër se para disa ditësh u ftua nga trajneri Murat Jakin. Është vet faqja zyrtare e “Helvetikëve”, e cila ka konfirmuar zyrtarisht mungesën e Shaqirit për dy ndeshjet e marsit.

“Xherdan Shaqiri nuk do të jetë në gjendje t’i bashkohet kombëtares për shkak të një problemi muskulor. Asnjë lojtar nuk do të ftohet në vend të tij”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbolit  të Zvicrës.

LEXO EDHE:

Back to top button