Xho Bajden, Presidenti i ri i SHBA-së

Xho Bajden do të jetë presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, pasi fitores së fundit që shënoi në Filadelfi, në shtetin ku ai lindi e që i mundësoi ta çoj në 274 numrin e votave elektorale nga 270 sa janë të nevojshme për të fituar garën presidenciale.
Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se ai është “i nderuar dhe i përulur nga besimi që populli amerikan ka vendosur” tek ai dhe nënkryetarja e zgjedhur Kamala Harris.
“Amerikë, jam i nderuar që më ke zgjedhur për të udhëhequr shtetin tonë fantastik. Puna përpara nesh do të jetë e vështirë, mirëpo ta premtoj këtë: Unë do të jem president i të gjithë amerikanëve – pavarësisht nëse më keni votuar apo jo. Do ta ruaj besimin që më keni dhënë”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
“Me përfundimin e fushatës, është koha të vendosim zemërimin dhe retorikën e ashpër pas nesh dhe të bashkohemi si komb,” ka shkruarBajden.
Kamala Harris, e cila do të jetë nënkryetarja e parë e vendit, dhe gruaja e pare me ngjyrë që do të mbajë atë detyrë, reagoi në Twitter për fitoren e tyre të parashikuar.
“Këto zgjedhje kanë të bëjnë me shumë më tepër sesa @JoeBiden ose mua. Bëhet fjalë për shpirtin e Amerikës dhe gatishmërinë tonë për të luftuar për të. Kemi shumë punë para nesh. Le të fillojmë,” ka shkruar Harris.

LEXO EDHE:

Back to top button