Yaziçi nokauton Milanin, disfatë e parë pas 8 muajve

Skuadra e Lillës ka bërë befasinë më të madhe në Ligën Evropa, duke mposhtur në transfertë AC Milanin, skuadër që nuk di për humbje në 28 ndeshjet e fundit.

Një gabim nga Romagnoli në minutën e 22-të shkaktoi penallti për Lillen, të cilën e realizoi Yaziçi, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime. I njëjti kompletoi het-trikun duke shënuar dy herë brenda tre minutave (55′, 58′) dhe duke ia dhënë goditjen e madhe “rosonerëve”, të cilët shijojnë disfatën pas 8 muajve.

Pas kësaj fitore, skuadra e Lillës merr ‘timonin’ e Grupit H, me shtatë pikë, një më shumë se AC Milani.

LEXO EDHE:

Back to top button