Ylli i Milanit shkëlqen në Botëror, por edhe në skenën muzikore

E përditshmja spanjolle “AS”, është përqendruar edhe tek aktivitetet jashtë futbollit të portugezit, të cilin Milan-i po kërkon ta blindojë për të mos e humbur siç ka ndodhur në të kaluarën me Kesie dhe Donaruma.

Krahas punës së tij si futbollist, në fakt, Leao shkëlqen në botën e modës me linjën e veshjeve të rrugës ‘Son is Son’ dhe në atë të muzikës. Me pseudonimin “Way 45”, ai tashmë ka publikuar albumin e tij të parë rap, ‘Beginning’, si dhe tre këngë të tjera. Dhe arriti sukses total në Spotify, me rreth një milion shikime.

Në biografinë e tij në Spotify, futbollisti i Milan-it shpjegon se “Way 45” është emri i tij artistik. Dhe ai thotë se është një fans i madh i reperit njujorkez Jay Z.

Në të ardhmen, ai vërtet e sheh veten me kohë të plotë në biznesin e muzikës. Por vetëm pasi të varë këpucët në gozhdë. Ndërkohë, ai vazhdon duke bërë të njohura këngët e tij për një publik të gjerë.

LEXO EDHE:

Back to top button