Zaev pjesë e fushatës në Shqipëri: Votoni Edi Ramën

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u ka bërë thirrje të gjithë maqedonasve që janë qytetarë të Shqipërisë, që të votojnë për Partinë Socialiste dhe kandidatin maqedonas Vasil Sterjovski, i cili prej dy vitesh është deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Pas Albin Kurtit, Zaev është kryeministri i dytë rajonal që përfshihet në zgjedhjet e përgjithshme shqiptare duke përkrahur kryeministrin Rama, “apo mikun e tij të dashur” siç e ka cilësuar në mesazhin drejtuar komunitetit maqedonas.

“Në lisën e PS, mikut tim të dashur Edi Rama është edhe Vasil Sterjovski, një maqedonas dhe prej dy vitesh është pjesë e Parlamentit në Shqipëri. Dita kur Sterjovski u bë deputeti i parë maqedonas në Parlamentin shqiptar ishte historike. 25 prilli është gjithashtu një ditë e rëndësishme, dita kur ju do të votoni si maqedonas në Republikën e Shqipërisë që Vasili të vazhdojë misionin e tij për të përfaqësuar maqedonasit në Parlamentin e Shqipërisë. Ju bëj thirrje të gjithëve që në 25 prill të votoni numrin 12, të mbështesni Vasil Sterjovskin dhe Partinë Socialiste”, shprehet Zaev.

LEXO EDHE:

Back to top button