Zbardhet agjenda e Samitit të Procesit të Berlinit

Zbardhet agjenda e Samitit të Procesit të Berlinit

Me ftesë të kancelarit gjerman Olaf Scholz, të enjten më 3 Nëntor në Kancelarinë Federale do të zhvillohet një takim i nivelit të lartë si pjesë e “Procesi i Berlinit” për Ballkanin Perëndimor. Kancelari Scholz do të hapë si mikpritës samitin në orën 09:15.

Pjesë e takimit do të jetë kryeministri Edi Rama si dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

AGJENDA: 

09.15 – Hapja e samitit “Procesi i Berlinit 2022”.
Fjalë e hapjes nga z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë.
Fjalë e znj. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian.
09.30 – Sesioni i parë i punës “Bashkëpunimi Rajonal (përfshirë Çështjet e Migracionit) dhe Tregu i Përbashkët Rajonal”
10.20 – Foto zyrtare
10.50 – Sesioni i dytë i punës “Sigurimi i furnizimit me energji dhe gjetja e burimeve të reja energjetike”

11.45 – Ceremonia e nënshkrimit të tre marrëveshjeve rajonale për lëvizshmërinë
12.00 – Takim zyrtar me përfaqësues të Forumit Rinor dhe atij të Shoqërisë Civile
14.15 – Konferencë e përbashkët për shtyp nga Kancelari Scholz, Presidentja e Komisionit të BE-së Von der Leyen dhe z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, si mikpritësi i Samitit të ardhshëm të Berlinit

 

LEXO EDHE:

Back to top button