Zbukurimi festiv i kryeqytetit i takon të së kaluarës, dritat festive janë ndezur vetëm në sheshin e qytetit

Zbukurimi festiv i kryeqytetit i takon të së kaluarës, dritat festive janë ndezur vetëm në sheshin e qytetit

Gazetare: Evi Shkopi

Pavarësisht se data shënon 27 dhjetor, këtë vit rrugët e kryeqytetit pothuajse nuk janë dekoruar aspak. Në arkivin e televizionit shohim se si ndër vite rrugët kryesore në kryeqytet, bulevardet dhe sheshi janë të zbukuruar me dekorime, drita shumëngjyrëshe, babagjysh që dëgjon dëshirat e fëmijëve e koncerte me publik prej qindra personash. Këtë fund vit, për dallim nga vitet e kaluara në rrugë ka vetëm makina dhe qytetarë.

“Edhe pse vetëm pak ditë na ndajnë nga ndërrimi i moteve, atmosfera festive në kryeqytet lë shumë për të dëshiruar. I vetmi tregues se së shpejti do të jetë ndërrimi i moteve është ky bredh i rrethuar nga kioskat, që një pjesë të kohës as nuk funksionojnë. Megjithatë, krahasuar me kryeqytetet e shteteve fqinje, mund të themi se atmosfera festive në Shkup, lë shumë për të dëshiruar”, raporton Evi Shkopi- gazetare.

Zbukurimi i sheshit filloi pas 15 dhjetorit, por pritshëmritë e qytetarëve ishin më të larta.

“Vërtetë nuk ka mjaftueshëm, por megjithatë të shënohet diçka e bukur, tradita të vazhdojë.”

“Atmosfera duhet të jetë festive, sa do që jemi në nevojë duhet të kthehemi drejt pozitives”.

“Duhet të zbukurohet, njëherë në vit atmosfera të ndryshojë.

“Gjithandej është zbukuruar, kjo këtu nuk e di, është dashur të merret diçka që të shërbejë për më shumë vjet”.

Për dallim nga Shkupi, në Tiranë dhe në Prishtinë dritat e pemës së Vitit të Ri janë ndezur gjatë javës së parë të dhjetorit. Kryeqytetet e shteteve fqinje duken përrallorë, aq sa edhe shtetas të Maqedonisë udhëtojnë drejt tyre në kërkim të atmosferës festive. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button