Zbulohet mesazhi sekret i parashutës së roverit të NASA-s në Mars

Parashuta e përdorur nga NASA për të ulur roverin Perseverancë në mars, mbante një mesazh sekret dhe kjo është zbuluar falë një adhuruesi të pazëllave, pjesëtar i ekipit që mundësoi misionin.

Inxhinieri i sistemeve, Ian Clark, përdori një kod që u përdor në vijat portokalli dhe të bardha të parashutës, dhe që përkthehej në frazën Dare Mighty Things, guxo të bësh gjëra të mëdha…

Ai po ashtu përfshiu edhe koordinatat e GPS të zyrave qendrore të laboratorit në Pasadena të Kalifornisë. I pasionuar pas fjalëkryqeve dhe enigmave, Klark e mori idenë dy vite më parë. Inxhinierët donin një motiv jo të zakontë në copën najlon të parashutës, dhe kthimi i saj në një mesazh sekret, ishte një argëtim i madh për inxhinierin.

Vetëm gjashtë persona e dinin mesazhin e koduar para uljes së roverit në mars, thotë Klark. Ata donin të prisnin deri sa imazhet e parashutës të ktheheshin në tokë dhe më pas të tregonin gjithçka.

Por u deshën vetëm pak orë që fansat e hapësirës ta zgjidhnin misterin. Herën tjetër- thotë ai- duhet të tregohem pak më krijues. Dare Mighty Things, një frazë e presidentit Teodor Rusvelt, është edhe motivi i laboratorit në Pasadena dhe qëndron në shumë nga muret e tij. Por, inxhinierët e NASA-s thonë se roveri Perseverancë ka edhe të tjera mesazhe të fshehura që do të zbulohen në vijim…Ndaj thonë ata – mbajini sytë hapur…

LEXO EDHE:

Back to top button