Zbulohet pasardhësi i Ronaldos te “Djajtë e Kuq”

Legjenda e Man. Junajted, Rio Ferdinand ka besimin se transferimi më i fundit i klubit Amad Diallo, mund të krahasohet me kohën kur Kristiano Ronaldo u transferua në “Old Trafford”. Juanajtedi pagoi 37 milionë euro nga Atalanta për Diallon tetorin e kaluar, ndërsa këtë muaj iu bashkua “Djajve të Kuq.

“Transferuam një fëmijë nga Atalanta dhe shpresoj që bën ndonjë gjë. Nëse sheh si flasin njerëzit që ishin të përfshirë në blerjen e tij, ky fëmijë mund të jetë më i miri në botë. Këto janë mendimet e njerëzve të Manchester Unitedit që kanë për këtë fëmijë. Nuk dua t’i vendos presionin e Ronaldos, por askush nuk dinte për Ronaldon kur e blemë, pos njerëzve në Portugali. Ky fëmijë duket njëjtë dhe nëse sheh si flasin njerëzit, bota është për të nëse ia del”, deklaroi mes tjerash Ferdinand.

LEXO EDHE:

Back to top button