Zbulohet se sa para fiton Tuhel si dëmshpërblim nga PSZH

Ish trajneri i PSZH-së, Tomas Tuhel, ka arritur marrëveshje me klubin parisien për lartësinë e dëmshpërblimit. Trajneri gjermane, sipas mediave franceze, do të arkëtojë 6 miion euro, për shkëputje të parakohshme të kontratës, e cila skadonte në qershor në vitin 2021.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild” pagesa vjetore e Tuhellit ishte 7.5 mln euro, ndërsa interesimi i parë për trajnerin gjerman ka treguar Çellsi, i cili ka vënë kontaktet e para.

Parisienët, pritet të drejtohen nga argjentinasi Maurisio Poketinjo. Ndërkohë sipas gazetarit Fabricio Romano, Poketinjo ka arritur akordin me PSZH dhe ka firmosur kontratën.

LEXO EDHE:

Back to top button