Zbulohet shkaku i ngecjes së bisedimeve në mes Realit dhe Mbape-s

Sipas të përditshmes spanjolle “El Pais”, transferimi i Kilian Mbapes te Real Madridi mund të ketë ndalur. Pengesa e bisedave janë të drejtat e imazhit të lojtarit.

Florentino Perez kërkon 50% të të ardhurave të krijuara nga shitja e produkteve sportive të yllit francez. Pavarësisht ofertës së fundit stratosferike të Realit; 180 milionë bonuse të lidhura me transferimin dhe 40 milionë euro pagë neto për lojtarin.

Mesa duket, tani po i hapet rruga rinovimit sensacional të tij me parizienët. Sipas “El Pais”, Mbape është befasuar nga ndryshimi i strategjisë së Real Madridit, i cili asnjëherë nuk përmendi transferimin e të drejtave të imazhit në fazën e negociatave.

“Nuk kam marrë një vendim për të ardhmen, sepse ka elementë të rinj për t’u marrë në konsideratë”, – tha Mbappé në fillim të prillit për transferimin e mundshëm në Spanjë.

Një përgjigje enigmatike që ndoshta e afron gjithnjë e më shumë me një qëndrim të bujshëm në Paris.

PSZH fërkon duart. Në ‘pjatë’ për Mbape është rinovimi për dy vite të tjera me një pagë neto 40 milionë euro për vitin e parë dhe 50 milionë për të dytin.

LEXO EDHE:

Back to top button