Zbulohet varreza 1 mijë vjeçare arabe në Spanjë

Një nga varrezat më të mëdha mesjetare në Europë është gjetur në veri-lindje të Spanjës, në afërsi të qytetit të Tauste. Ajo që e bën edhe më të veçantë varrezën, është se pozicioni i trupave dhe mënyra e varrimit lejnë të kuptohet se të vdekurit ishin të gjithë islamikë.

Arkeologët e Universitetit të Vendeve Baske kanë vite që studiojnë sitin, por gërmimet treguan një dimension të pamenduar më parë. Janë 400 varret e zbuluar deri më tani në një hapësirë rreth 2 hektarë, por studiuesit mendojnë se mund të ndodhen më shumë se 4500 varre.

Arabët kanë filluar dominimin e Spanjës duke filluar nga viti 700, duke e lënë totalisht territorin e gadishullit iberik vetëm 7 shekuj më vonë, në 1492, me një trashëgimi të pasur veçanërisht në qytete si Sevija, Toledo Kordoba dhe Granada, por të shpërndara kudo në Spanjë.

Gjithsesi, sipas studiuesve, zbulimi është i rëndësishëm sepse deri më tani mendohej se arabët nuk kishin arritur deri në atë pikë të veri-lindjes, ndërkohë që varret e zbuluara tregojnë një histori të gjatë banimi.

LEXO EDHE:

Back to top button