Zelenski: armët moderne zmbrapsin Rusinë

Zelenski: armët moderne zmbrapsin Rusinë

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensk tha se Ukraina tani është e aftë të shkaktojë “humbje të konsiderueshme” ndaj pushtuesve rusë falë një fluksi të armëve moderne perëndimore që po e ndryshon ekuilibrin në fushëbetejë. Këto komente ai i bëri pasi zyrtarët raportuan për sulme me raketa kundër qytetit-port të Odesës që lanë të plagosur disa civilë. Zelenski njoftoi se janë çliruar nga forcat ruse 1.028 vendbanime dhe 2.621 të tjera janë ende nën kontrollin rus. Nga administrata ushtarake e rajonit të Luhanskut, kreu i saj, Serhiy Hayday, tha se armët perëndimore nuk po funksionojnë 100 për qind, por 200 për qind sepse depot ruse po hidhen në erë. Një ditë më parë, Rusia kreu sulme ajrore në qytetin lindor të Toreckut, duke vrarë gjashtë persona. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button