Zelenski thirrje për rritjen e prodhimit të energjisë: Rusia të mos mund ta kushtëzojë botën me gazin dhe naftën

Gazetare: Arta Tahiri

Presidenti i Ukrainës një paraqitje me video në Forumin e Katarit në Doha, i bëri thirrje vendit të pasur me energji dhe të tjerëve që të rrisin prodhimin e tyre për të kompensuar humbjen e furnizimeve ruse të energjisë. Zelensky i apeloi Kombeve të Bashkuara dhe fuqive botërore që t’i vijnë në ndihmë, siç ka bërë në një sërë fjalimesh të tjera në mbarë botën që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

“Ata po shkatërrojnë portet tona. Mungesa e eksporteve nga Ukraina do t’u japë një goditje vendeve në mbarë botën”, tha Volodimir Zelenski, president i Ukrainës.

Humbja e grurit ukrainas tashmë ka shqetësuar vendet e Lindjes së Mesme si Egjipti, i cili mbështetet në ato eksporte. Zelensky u bëri thirrje vendeve të rrisin eksportet e tyre të energjisë – diçka veçanërisht e rëndësishme pasi Katari është një lider botëror në eksportin e gazit natyror. Ai kritikoi Rusinë për atë që ai e përshkroi si kërcënuese të botës me armët e saj bërthamore, duke rritur mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore taktike në fushën e betejës.

“Ju lutem shtoni prodhimin e energjensëve me qëllim që në Rusi ta kuptojnë se ky vend nuk mund ta shfrytëzojë energjinë si armë për kërcënimin e botës. Rusia po mendon të mburret se mund të shkatërrojë me armë bërthamore, jo vetëm një vend të caktuar, por të gjithë planetin”, u shpreh Volodimir Zelenski, president i Ukrainës.

Presidenti ukrainas tha se negociatat me Rusinë duhet të jenë të arsyeshme, ndërsa sovraniteti i Ukrainës duhet të jetë i garantuar./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button