Zelensky i drejtohet forumit të Davos pas rrëzimit fatal të helikopterit

Zelensky i drejtohet forumit të Davos pas rrëzimit fatal të helikopterit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se nuk ka “asnjë aksident në kohë lufte” pasi 14 persona humbën jetën në një aksident me helikopter në kryeqytetin Kiev, shkruan BBC.

Ukraina nuk ka pretenduar përfshirjen ruse, por Zelensky tha në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se tragjedia ishte pasojë e luftës.

Ministri i Brendshëm Denys Monastyrsky vdiq, së bashku me disa kolegë.

Zelensky përdori gjithashtu video adresimin e tij për t’u kërkuar aleatëve që të dërgojnë shpejt më shumë armë përpara ofensivave të reja ruse.

“Koha që bota e lirë përdor për të menduar, përdoret nga shteti terrorist për të vrarë”, shpjegoi ai. Vërejtja u interpretua si një kërkesë për Gjermaninë që të nxitonte në dorëzimin e tankeve të saj shumë të lakmuar Leopard.

Berlini thuhet se nuk ka qenë i gatshëm të dërgojë automjetet nëse ShBA-ja nuk angazhohet të sigurojë tanket e veta të betejës Abrams. Mbretëria e Bashkuar po ashtu kohët e fundit u zotua të dërgojë një numër tankesh të veta në Kiev.

Kreu i aleancës ushtarake të NATO-s tha në Davos të mërkurën tha se Ukraina mund të presë të marrë “më shumë mbështetje, mbështetje më të avancuar, armë më të rënda dhe armë më moderne”.

LEXO EDHE:

Back to top button