Zelensky kërkon bisedime urgjente me Moskën

Gazetar: Luka Andreev 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për bisedime gjithëpërfshirëse dhe të ndershme pa vonesë. Sipas tij, negociatat e tilla do të ishin shansi i vetëm për Rusinë që të zvogëlojë dëmin nga gabimet e veta, shkruan Alsat.

“Dua që të gjithë të më dëgjojnë, veçanërisht në Moskë- erdhi koha për bisedime. Ka ardhur koha të rivendoset integriteti territorial dhe drejtësia në Ukrainë. “Përndryshe, Rusia do të paguajë një çmim kaq të lartë sa që disa breza nuk do të jenë në gjendje ta kompensojnë”, tha Volodimir Zelenski- Presidenti i Ukrainës

Kremlini nuk i është përgjigjur ende thirrjes së fundit të Zelenskit për një takim sy më sy, me homologun e tij rus Vladimir Putin, por ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se bisedimet po vazhdojnë, megjithëse mund të kishte më shumë përparim.

“Dialogu është përmirësuar në një farë mënyre. Edhe pse vazhdimisht ndjeni se delegacioni ukrainas e mbajnë për dore, amerikanët ndoshta nuk po i lejojnë ata të pajtohen me kërkesat që unë besoj se janë absolutisht minimale”, tha – Sergei Lavrov – Ministër i Punëve të Jashtme të Rusisë

Ndërkohë, nga ajo që mund të konkludohet nga intervistat e negociatorëve kryesorë nga të dyja palët, Mihajlo Podoljak dhe Vladimir Medinski, një pengesë mbetet njohja përfundimtare e Donjeckut dhe Luhanskut si republika të pavarura. Negociatori ukrainas thotë se Kievi nuk do të heqë dorë nga territoret e veta.

“Kërkesat tona kryesore janë një armëpushim, garanci sigurie, tërheqje të trupave dhe një zgjidhje politike për territoret e diskutueshme.” Rusia kishte krijuar qëndrime për këto çështje, por ka filluar t’i ndryshojë ato”, tha  Mihajlo Podoljak – negociator ukrainas

“Çështjen e qeverisjes së Donbasit duhet ta zgjidh populli i vet. Qëndimi i Rusisë për Donbasin është i qartë dhe Federata Ruse nuk do të tërhiqet”, tha  Vladimir Medinsky – negociator rus

Rusi Medinsky theksoi se negociatat janë të ngadalta dhe të vështira, por se Moska po përpiqet sinqerisht për një zgjidhje më të shpejtë. Sipas tij, synimet ruse të vendosura në raundin e parë të negociatave nuk kanë ndryshuar. /Alsat.mk 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button