Zelensky: Nuk është ende koha e duhur për kundërofensivën

Zelensky: Nuk është ende koha e duhur për kundërofensivën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se nuk është ende koha e duhur për kundërofensivën e planifikuar për të rimarrë kontrollin e territorit nga trupat pushtuese ruse.

“Kemi nevojë për pak më shumë kohë”, tha zoti Zelenskiy në një intervistë me mediat britanike të bërë publike të enjten.

Përgatitjet për kundërofensivën përfshijnë trajnimin e forcave ukrainase nga partnerët perëndimorë, si dhe dërgesat e municioneve, tankeve dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore për të rritur aftësitë e palës ukrainase.

“Me [ato që kemi] ne mund ta fillojmë kundërofensivën dhe të jemi të suksesshëm,” tha presidenti Zelenskiy.

“Por do të humbisnim shumë njerëz. Mendoj se kjo do të ishte e papranueshme“, tha ai.

Të mërkurën vonë, admirali Bob Bauer, i cili kryeson Komitetin Ushtarak të NATO-s, u tha gazetarëve se Ukraina do të mund të luftojë me armë më të mira, megjithëse ka më pak ushtarë në dispozicion se Rusia.

“Rusëve do t’u duhet të përqendrohen tek numrat, tek një numër më i madh rekrutësh dhe të mobilizuarish, të patrajnuar mirë dhe me materiale të vjetra dhe jo me aq preçizion sa ato më të rejat”, shtoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button