Zelensky: Rusia ka përdorur më shumë se 4 mijë e 700 raketa që nga fillimi i luftës

Zelensky: Rusia ka përdorur më shumë se 4 mijë e 700 raketa që nga fillimi i luftës

Rusia ka përdorur tashmë më shumë se 4 mijë e 700 raketa në Ukrainë që nga fillimi i luftës, tha të dielën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Sot është dita e 270-të e luftës në shkallë të gjerë. Rusia përdori më shumë se 4.700 raketa”, tha ai në një fjalim para anëtarëve të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, shkruan CNN.

“Qindra qytete tona janë djegura. Mijëra njerëz vdiqën. Qindra mijëra u dëbuan me forcë në Rusi. Miliona u larguan nga Ukraina për në vendet e tjera, duke ikur nga lufta”.

Zelensky foli gjithashtu për atë që ai e quajti “formula e paqes ukrainase”.

“Formula e paqes ukrainase është shumë e qartë dhe secila nga pikat e saj është përpunuar tërësisht”, tha ai. “Rrezatimi dhe siguria bërthamore. Siguria ushqimore. Siguria energjetike. Lirimi i të gjithë të burgosurve dhe të internuarve. Zbatimi i Kartës së OKB-së dhe rivendosja e integritetit territorial të Ukrainës dhe rendit botëror. Tërheqja e trupave ruse dhe ndërprerja e armiqësive. Rivendosja e drejtësisë. Parandalimi i përshkallëzimit. Rregullimi i përfundimit të luftës”.

LEXO EDHE:

Back to top button