Zelensky, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të vendosin masa “të fuqishme” kundër Rusisë

Zelensky, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të vendosin masa “të fuqishme” kundër Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të vendosin masa “të fuqishme” kundër Rusisë, pasi tensionet mes anëtarëve lindorë të NATO-s dhe Kremlinit po rriten. Zelensky tha gjithashtu se pret të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së javën e ardhshme, megjithëse Uashingtoni ende nuk e ka konfirmuar ndonjë takim ballë për ballë mes tyre. “Kjo javë na ka afruar më shumë drejt finalizimit të paketës së 19-të të sanksioneve të BE-së kundër agresionit rus; presim miratimin e saj së shpejti. Burimet energjetike të Rusisë po kufizohen”, tha Zelensky mbrëmjen e 20 shtatorit. Zelensky e përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij se është i gatshëm të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili deri tani nuk ka pranuar takim në vend neutral. /alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button