Zelensky: Ukraina po përgatit njësi të reja ushtarake

Zelensky: Ukraina po përgatit njësi të reja ushtarake

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se po përgatiten njësi të reja ushtarake për të luftuar kundër trupave ruse.

Zelensky përmendi një takim gjatë ditës me zyrtarë të mbrojtjes dhe inteligjencës dhe një bisedë me presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i cili po vizitonte Kievin, shkruan Sky News.

“Ne analizojmë vazhdimisht dhe me kujdes rrjedhën e armiqësive, zonat më të nxehta dhe të gjitha të rrezikshme. Vija e parë është prioriteti numër një. Po përgatisim aktivisht edhe brigada dhe njësi të reja që do të shfaqen në front”, theksoi ai.

Në lidhje me bisedën me presidentin e BERZH-it, Zelensky u shpreh: “Çdo investim tani, çdo punë e kursyer apo krijuar në Ukrainë, çdo projekt ekonomik i zbatuar është gjithashtu mbrojtje “Dhe kur bëhet fjalë për mbrojtjen, shpejtësia është vendimtare. Vëmendja e BERZH-it iu tërhoq, veçanërisht, ndaj nevojave urgjente për rimëkëmbje, ndërtim banesash dhe mundësi investimi në Ukrainë./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button