Zelensky: Vetëm diplomacia mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Lufta në Ukrainë mund të zgjidhet vetëm përmes diplomacisë, ka deklaruar së fundmi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, raporton BBC të shtunën.

Duke folur në televizionin ukrainas, ai sugjeroi se vendi i tij mund të ishte fitimtar në fushën e betejës – por se gjërat do të ndaleshin përfundimisht “në tryezën e bisedimeve”.

“Konflikti do të jetë i përgjakshëm, do të ketë luftime, por do të përfundojë përfundimisht vetëm përmes diplomacisë”, tha Zelensky.

Por ai tregoi se kjo nuk do të ishte e lehtë pasi asnjëra palë nuk dëshiron të heq dorë nga asgjë.

Të martën, negociatori kryesor i Kievit, Mykhaylo Podolyak tha se bisedimet ishin në pritje.

Ndërkaq, një ditë më vonë, të mërkurën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov akuzoi autoritetet e Kievit se nuk duan të vazhdojnë bisedimet për t’i dhënë fund armiqësive.

Agjencitë ruse të lajmeve thonë se takimi i fundit ka ndodhur gati një muaj më parë, më 22 prill.

LEXO EDHE:

Back to top button