Zeus, qeni më i gjatë në botë

Zeus, qeni më i gjatë në botë

Një qen i racës danez është kurorëzuar si më i larti në botë nga Libri i Rekordeve “Guinness”. Qeni dyvjeçar, i quajtur Zeus, jeton në Teksas dhe është 1,046 metra i lartë. Pronarja thotë se ajo gjithmonë ka ëndërruar të ketë një qen të kësaj race, dhe ta quajë Zeus, prandaj u lumtura së tepërmi kur vëllai i bëri dhuratë një këlysh vetëm 8-javësh.

Edhe pse fillimisht pati dyshime për ta rritur qenin, për shkak të madhësisë, tani thotë se ka rënë në dashuri me të. Ky lloj qeni gjigant vjen nga qentë e gjahut të epikës së Mesjetës. Edhe pse janë kolosë të vërtetë, ky tipar i bën më të brishtë dhe zakonisht jetojnë më pak se racat e tjera të qenve. Sipas “Guinness” edhe qeni më i lartë i regjistruar ndonjëherë, ishte një danez i quajtur Zeues, i cili ishte 1,118 metra i lartë.

LEXO EDHE:

Back to top button