Zgjedhja e Islam Abazit për Shef të Prokurorisë, Jolevski: S’ka pasur lobime politike!

Zgjedhja e Islam Abazit për Shef të Prokurorisë, Jolevski: S’ka pasur lobime politike!

Pavarësisht investimeve që ka bërë Amerika e që shifrat shkojnë deri në 738 milionë dollarë në 20 vitet e fundit në vendin tonë në trajnimin dhe  gjykatësve dhe prokurorëve., besimi i qytetarëve në këto insitutucione është vetëm 8 %. Për këto dhe tema tjera në fushën e drejtësisë, të ftuar sonte në Programi 200 me gazetaren Semra Musai ishin Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit Antikorrupsion dhe Antonio Jolevski, kryetar i Këshillit të Prokurorëve.

I pyetur për zgjedhjen e Islam Abazit për shef të Prokurorisë, për lobimet e mundëshme, Jolevski tha se nuk kemi informacione prandaj dhe nuk mund të themi se ka patur lobime ose presion ndaj prokurorëve në zgjedhjen e Islam Abazit për kryeprokuorë, kështu u shpreh Antonio Jolevski.

“Nuk kemi asnjë informacion që dikush ka lobuar, sepse asnjë nga prokurorët nuk na është drejtuar, as nuk kemi marrë raport anonim që po ndikohet te këta prokurorë. Le të themi që një nga prokurorët të dorëzojë në mënyrë anonime, për të parë se ka një raport anonim përmes ndonjë prokurorie, se dikush ka pasur ndikim ndaj dikujt. Nuk kemi diç të tillë. Nuk mund të themi se prokurorët kanë vuajtur këtë apo atë lloj presioni, derisa të guxojnë, pra të bëhen sovran në punën e tyre dhe të kenë integritet”, tha Antonio Jolevski, kryetar i Këshillit të Prokurorëve./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button