Zgjedhjet në SHBA, sondazhet tregojnë se Haris dhe Tramp janë shumë pranë me vota

Zgjedhjet në SHBA, sondazhet tregojnë se Haris dhe Tramp janë shumë pranë me vota

Amerika voton në 5 nëntor. Votimet mbyllen të martën në mbrëmje. Sondazhet tregojnë se dy kandidatët Kamala Harris dhe Donald Trump janë pranë njëri-tjetrit me vota. Mund të ketë kufij shumë të ngushtë fitoreje në disa vende, gjë që mund të kërkojë rinumërimin e votave. Është gjithashtu e mundur që disa rezultate mund të vijnë më ngadalë këtë vit, për shkak të ndryshimeve në mënyrën se si shtetet individuale duke përfshirë shtatë shtetet e lëkundura që do të vendosin përfundimisht garën i kanë administruar zgjedhjet e tyre që nga viti 2020. Kandidatja për president të SHBA-së Kamala Harris i përshkroi zgjedhjet e 5 nëntorit si më të rëndësishmet dhe shprehu besimin se ajo do të fitonte garën për Shtëpinë e Bardhë. Ndërkohë edhe kandidati tjetër Donald Tramp zgjedhjet i cilësoi si të rëndësishme.

“Ne do të fitojmë. Dhe ne do të fitojmë sepse e dinë të gjithë këtu, e dini se për çfarë qëndroni këtu, e dini për çfarë luftoni. Dhe ne kemi një mundësi në këto zgjedhje që më në fund të kthejmë faqen e një dekade politike larg nga frika dhe përçarja”, deklalroi Kamala Harris, kandidate presidenciale, SHBA.

“E vetmja gjë që dua është të dal dhe të votojë. Kishim një numër të jashtëzakonshëm në votat e hershme, një numër rekord që askush nuk mund t’i besojë”, u shpreh Donald Trump, kandidat presidencial, SHBA.

Ndërkohë Gardhe të mëdha sigurie u panë duke u instaluar në Uashington përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Kjo vjen pasi zyrtarët e inteligjencës kanë paralajmëruar se Rusia dhe Irani mund të konsiderojnë inkurajimin e protestave të dhunshme në SHBA pas zgjedhjeve. Inteligjenca dhe analistët pajtohen se ndërsa Kremlini po mbështet ish-presidentin Donald Trump, qëllimi përfundimtar i Moskës është të ndajë amerikanët dhe të minojë mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën dhe aleancën e NATO-s. Pavarësisht gjetjeve të zyrtarëve të inteligjencës, si Rusia ashtu edhe Irani kanë hedhur poshtë pretendimet se po kërkojnë të ndikojnë në zgjedhjet në SHBA. Ka shqetësime për dhunë në ditët pas zgjedhjeve, të nxitura nga dezinformatat, të ngjashme me sulmin e 6 janarit të vitit 2021 nga mbështetësit e ish-presidentit republikan Donald Trump pas refuzimit të tij për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Presidenti i zgjedhur amerikan do të inaugurohet më 20 janar 2025. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button