Zgjerimi i NATO-s, Putin ndryshon retorikën

Zgjerimi i NATO-s, Putin ndryshon retorikën

Presidenti rus, Vlladimir Putin, ka zbutur qëndrimet ndaj planeve të Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO. “Për aq kohë sa vazhdon zgjerimi, përfshirë anëtaret e reja, Finlandën dhe Suedinë, Rusia nuk ka probleme me këto shtete – asnjë. Prandaj nuk ka kërcënim për Rusinë nga zgjerimi që përfshin këto shtete”, ka thënë Putin. Këto komente përbëjnë ndryshim të madh të retorikës së tij, pas disa viteve që Putin e ka konsideruar zgjerimin e NATO-s si kërcënim për sigurinë e Rusisë. Ai madje ka përdorur mundësinë e zgjerimit si arsyetim për pushtim të Ukrainës më 24 shkurt. Putin ka thënë se zgjerimi i NATO-s po shfrytëzohet nga Shtetet e Bashkuara në mënyrë “agresive” për të përshkallëzuar situatën edhe ashtu të vështirë të sigurisë globale, dhe se Rusia do të përgjigjet nëse aleanca afron armët apo trupat më tutje./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button