Zgjerohen hetimet për alarmet për bomba

Zgjerohen hetimet për alarmet për bomba

Gazetar: Adrian Kerimi

Policia është duke zgjeruar perimetrin e hetimeve për të zbuluar nga vijnë alarmet e rrejshme për bomba. Së shpejti priten rezultate nga hetimi në Dellçevë, ndërsa ka mbaruar hetimi në Kavadar. Motivi i gjithë alarmeve të rrejshme sipas ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski është ndërlikimi i interesave gjeostrategjike.

“Ngadalë por sigurt veprimtaria zbuluese po zgjerohet, por kërcënimet hibride të cilat vijnë dhe konsiderojmë se janë qëllime për të komplikuar interesat tona gjeostrategjike. Për këtë të gjithë duhet të veprojmë dhe japim përgjegjësi. Kjo tregon se sa është me rëndësi ndërtimi i kapaciteteve materiale-teknike por edhe njerëzore në të gjitha institucionet me qëllim parandalimin e sulmeve të ardhshme hibride”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Pa forcimin e kapaciteteve dhe bashkëpunimin mes institucioneve, lufta kundër sulmeve hibride sipas Spasovskit nuk do të ketë rezultat.

“Nuk ka një institucion të vetëm ose një ekspert kompetent për gjithçka në shtet që do të ndal këto sulme. Patjetër duhet çdo institucion të ndërton kapacitete dhe t’i përforcon kapacitetet aktuale”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Qeveria ka formuar ekip operativ në të cilin janë përfshirë Byroja e Sigurisë Publike, ASK-ja, Agjencia e Zbulimit dhe Agjencia e Komunikimeve Elektronike me qëllim shkëmbimin e informacioneve në bazë ditore. Deri tani alarmet për bomba nuk kanë një adresë konkrete nga ku burojnë, ndërsa cak i bombave të rrejshme janë shkollat, çerdhet, qendrat tregtare, hotelet dhe se fundi aeroporti. Vlerësimi i përgjithshëm i Këshillit për koordinimin e shërbimeve të sigurisë është se gjendja e sigurisë është stabile dhe nuk ekziston kërcënim real konkret. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button