Zhang: Në çerekfinale të Ligës së Kampioëve, do të doja Milanin

Skuadra e Interit arriti të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas barazimit në “Dragao” kundër ndaj Portos duke shfrytëzuar fitoren 1-0 në duelin e parë në Itali.

Stiven Zhang, presidenti zikaltër, foli për mikrofonat e “Sky Sport” duke shprehur dëshirën e tij që në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, të përballej me Milanin, një derbi i Milanos në kupat evropiane.

“Ka shumë emocion pas 7 vitesh punë, në këtë kompani po shkojmë në drejtimin e duhur dhe të gjithë po bëjnë maksimumin. Çfarë presim në muajt në vijim? Duam të luajmë çdo garë deri në fund. Skena ndërkombëtare është ajo që na takon neve. Arritja në fund do të thotë të sjellësh më shumë trofe në vitrinë.

 

Derbi në çerekfinale me Milanin?

Çdo ekip është i fortë, por në këto shtatë vite derbi sigurisht që më ka dhënë mua emocionet më të mëdha. Po, do të doja të luanim kundër Milanin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve”, u shpreh Stiven Zhang.

LEXO EDHE:

Back to top button