Zhires: Nga nesër do të përgatitemi për dy ndeshjet

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Alen Zhires ka folur rreth të gjitha temave në prag të ndeshjes së parë kundër Rumanisë, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”. Kosova do të ndeshet Rumaninë më 16 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 20:45.

“Gara në të cilën ndodhemi nuk duhet të shohim prapa. Nga nesër do të përgatitemi për dy ndeshjet. Lojtarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjeve dhe nuk duhet të mendojmë se çfarë ndodhi më parë”, ka thënë fillimisht Zhires.

 

Pas kësaj, trajneri francez filloi foli për mungesat e disa futbollistëve të njohur si Zymer Bytyqi dhe Arbër Zeneli, si dhe mos ftesën e Arbnor Mujës së Antërp.

 

“Zymer Bytyqi dhe Arbër Zeneli kanë kërkuar të mos jenë në grumbullim për zgjidhje sportive. Ata kanë pasur pak minuta te ekipet e tyre dhe ka qenë vendim i tyre.

Për sa i përket Mujës, ai nuk ka ardhur në miqësoren e nëntorit. Është ftuar, por nuk ka ardhur. Muja ka qenë pjesë e ekipit të Kosovës për dy ndeshjet e qershorit, por ka kërkuar të jetë titullar. I kam thënë se vendin e titullarit nuk mund ta ketë askush të sigurt”.

 

Francezi u shpreh gjithashtu i lumtur me suksesin e futbollistëve të Kosovës në disa nga ligat evropiane ku luajnë.

 

“Jam i kënaqur për Amir Rrahmanin dhe Vedat Muriqin për arritjet e tyre. Por, nuk janë vetëm këta dy. Edhe Milot Rashicën e kemi kampion në Turqi. Aro Muriqin që u inkuadrua në Ligën Premier. Unë jam në kontakt me lojtarët e Kosovës të cilët mund të lëvizin në afatin kalimtar të verës”.

 

Ndryshe, pas ndeshjes me Rumanibë, Kosova do të udhëtojë drejt Budapestit për t’u ndeshur me Bjellorusinë në ndeshjen e dytë të këtij muaji. Pas dy takimeve të para në grup, Kosova ka tubuar vetëm dy pikë në dy takime të zhvilluara, ndërsa grupit i prijnë Zvicra dhe Rumania me nga gjashtë pikë. Kosova është në Grupin I së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

LEXO EDHE:

Back to top button