Zhoao Kanselo nga Bundesliga, mund të luajë në Spanjë?!

Zhoao Kanselo është jashtë planeve të trajnerit Pep Guardiola, ndërsa portugezi pritet të rikthehet në Angli sapo të mbyllet sezoni duke qenë se është në huazimin tek Bajern Munihu. Bavarezët në fakt e kanë opsionin për ta bërë të tyrin për shifrën e 62 milionë paundëve, por nuk janë bindur prej anësorit të majtë.

Nga ana tjetër me Guardiolën që e ka skarcuar prej janarit, drejtuesit e Man. Sitit kanë për detyrë t’i sigurojnë një tjetër klub. Dhe, për ta bërë më të lehtë transferimin, te “Qytetarët” kanë vendosur të ulin pretendimet financiare për Kanselon. Ndryshe nga më parë kur për 29-vjeçarin pretendonin të paktën 63 milionë paund, tashmë e lënë të lirë edhe për një ofertë deri në 34 milionë paund. Pas kësaj zbritjeje, në garë për shërbimet e Kanselos është përfshirë edhe Barcelona.

Katalanasit janë “përshëndetur” me Zhordi Albën dhe kanë nevojë për një lojtar që zotëron korsinë e majtë të fushës. Kanselo ka eksperiencën dhe teknikën e nevojshme për t’u përshtatur me skemat e trajnerit Çavi Hernandez, megjithatë mbetet për t’u parë pasi “blaugranat” duhet të mendojnë edhe për aspektin financiar të klubit që mbetet problematik.

LEXO EDHE:

Back to top button