Ziberi kërkoi votat për kryeministër, u bë avokat!

Duke improvizuar këtë mbledhje të Qeverisë, Naser Ziberi nisi ëndrrën për të qenë kryeministri i parë shqiptar. Por pas gjashtë muajsh kjo ëndërr e tij u shua. Front-mani i fushatës zgjedhore të BDI-së u zgjodh Avokat i Popullit.

Konstatoj se Naser Ziberi është zgjedhur Avokat i Popullit. Zotëri Naser Ziberit ia uroj zgjedhjen Avokat i Popullit dhe i urojë sukses në punë- tha Xhaferi.

Ziberi njihet si kuadër i Partisë për Prosperitet Demokratik. Për dy mandate ishte deputet në Kuvend, ndërsa nga viti 1994 deri në vitin 1998 ishte zëvendëskryeministër i Qeverisë. Dy vitet e fundit të mandatit si zëvendëskryeministër ishte emëruar edhe ministër i Punës dhe Politikë Sociale. Në dy dekadat e fundit prej kur edhe ishte tërhequr nga politika, ka ushtruar profesionin e tij si noter, ndërsa shpesh herë në media paraqitej si njohës i çështjeve juridike dhe pjesëmarrës në debate mbi zhvillimet politike.

Procedura e konkursit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit të shpallur nga Kuvendi kaloi në mënyrë jo transparente. Madje kjo gjë u potencua edhe nga OJQ-të. Alsat kishte adresuar disa herë çështjen në Kuvend për shkeljen e afateve ligjore, por Kuvendi kishte vendosur të heshtë. Ligji parashikon shpalljen e konkursit për zgjedhjen e Avokatit të popullit të paktën të muaj para skadimit të mandatit të Avokatit, ndërsa konkursi i fundi u shpall vetëm 3 muaj para se ombudsmanit paraprak t’i përfundonte mandati.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button