Zidan merr lajm të mirë, forcon mesfushën

Kur shumica e futbollistëve të Realit rikthehen nga obligmet me kombëtaret, trajneri Zinedin Zidan ka marë një lajm të mirë. Braziliani Kasemiro do të jetë gati për përballjet e fundjavës dhe atë të javës së tjetër, në Ligën e Kampionëve.

Është më se e qartë se Serhio Ramos do të mungojë ndaj Viljarealt dhe Rafael Varane është ende në dyshim, andaj Zidan do të jetë I nxitur me kthimin e Kasemiros. Kjo posaqërisht për përballjen me Interin, në sfidën e Kampionëve, kur skuadra nga Madridi ka nevojë për pikë, nëse dëshiron që të vazhdojë garat në fazën e dytë.

Braziliani Kasemiro mund të jetë një zëvëndësim i mirë për Federiko Valverden e lënduar, në mesfushën e Realit. Futbollisti nga Uruguai ka munguar më shumë se një muaj dhe nuk pritet të rikthehet deri në mesin e muajit dhjetor.

LEXO EDHE:

Back to top button