Zjarret vdekjeprurëse janë përhapur në Mesdhe

Zjarret vdekjeprurëse janë përhapur në Mesdhe

Mijëra zjarrfikës po luftojnë me zjarret në Portugali, Spanjë dhe Francën jugperëndimore, si pasojë e një vale të të nxehtit që nuk tregon asnjë shenjë lehtësimi.

Në Portugalinë veriore, një pilot vdiq kur aeroplani bombardues u rrëzua në zonën Foz Coa, pranë kufirit spanjoll.

Zjarret gjithashtu po shkatërrojnë edhe zonat e rajonit Gironde të Francës, ku më shumë se 12 mijë njerëz janë evakuuar, raporton bbc.

Në Spanjën jugore, pranë Costa del Sol, rreth 2,300 njerëz u detyruan të largoheshin nga zjarri i përhapur në kodrat Mijas.

Pushuesit në plazhin e Torremolinos panë shtëllunga të mëdha tymi që ngriheshin në kodra, ku disa aeroplanë po luftonin zjarrin.

Zjarri në jug të Bordeaux kanë shkatërruar rreth 10 mijë hektarë tokë. Rreth 3,000 zjarrfikës janë duke shuar flakët.

Që nga e marta, temperaturat janë rritur në 47 gradë Celcius në Portugali dhe mbi 40 gradë Celcius në Spanjë, duke e lënë të thatë fshatin dhe duke ndezur zjarret. Më shumë se 300 njerëz kanë vdekur nga të nxehtit në të dy vendet, raporton agjencia spanjolle e lajmeve Efe.

Pjesë të tjera të Mesdheut janë prekur gjithashtu. Në Itali, qeveria ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në luginën e tharë Po – lumi më i gjatë i vendit nuk është më shumë se një rrjedhë në disa vende.

Në Greqi, zjarrfikësit po merren me flakët në zonën e Ferizës, rreth 50 km në jug-lindje të Athinës dhe pranë Rethymno, në bregun verior të Kretës. Shtatë fshatra janë evakuuar pranë Rethymnos.

Në Marokun verior, disa fshatra duhej të evakuoheshin pasi zjarret përfshiu provincat Larache, Ouezzane, Taza dhe Tetouan. Një fshat u shkatërrua plotësisht në zonën e Ksar El Kebir dhe të paktën një person vdiq nga një flakë.

Franca gjithashtu ka pasur nxehtësi të madhe prej rreth 40 gradë Celsius dhe pret më shumë javën e ardhshme, me 16 departamente në alarm portokalli, për mot të ashpër.

Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1 gradë Celsius që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha në emetimet e karbonit.

LEXO EDHE:

Back to top button