Zjarri është shuar në ish-objektin e “Technometal Vardar” në Shkup

Zjarri është shuar në ish-objektin e “Technometal Vardar” në Shkup

Është shuar zjarri që ka rënë pasditen e sotme në ish-objektin e “Technometal Vardar” në rrugën “Maqedonia” në qendër të Shkupit.

Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave informuan MPB-në se një objekt i braktisur ishte në flakë.

Siç tha për MIA, komandanti i Brigadës kundër zjarrit të Shkupit, Zvonko Tomeski, zjarrin e kanë shuar një veturë dhe pesë zjarrfikës, ndërsa shkaku do të përcaktohet më tej nga shërbimet kompetente.

Zjarri është raportuar nga qiramarrësit e pallateve përreth.

LEXO EDHE:

Back to top button