Zjarri i madh në periferi të Athinës

Zjarri i madh në periferi të Athinës

Një zjarr i madh ka shpërthyer në periferi të Athinës. Për shumë orë zjarrfikësit janë në luftë me flakët për të vënë situatën nën kontroll në zonën e Pentali. 500 zjarrfikës janë vënë në dispozicion për të ndaluar përhapjen e flakëve dhe qindra banorë u evakuuan.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet. Protothema.gr raporton se efektivë të policisë kanë shkuar në zonë dhe kanë pyetur derë më derë të zotët shtëpi për ndonjë material të regjistruar nga kamerat.

Autoritetet policore po shqyrtojnë mundësinë e zjarrvënieve dhe për këtë është shumë e rëndësishme që të kenë në duar pamjet video të ditës së djeshme nga kamerat e banesave në zonat e prekura.

Ndërkaq, të paktën dy persona u shtruan në spital me probleme të frymëmarrjes dhe djegie të lehta, ndërsa zyrtarët lokalë thanë se disa shtëpi ishin djegur nga zjarri rreth malit Penteli, 25 kilometra në verilindje të kryeqytetit grek.

Autoritetet thonë se erërat deri në 80 kilometra në orë po e bëjnë të vështirë mbështetjen ajrore për ekipet e zjarrfikësve.

LEXO EDHE:

Back to top button