“Zona e Kurthit” në thellësi të Oqeanit Indian

“Zona e Kurthit” në thellësi të Oqeanit Indian

Një ekosistem i ri është zbuluar 500 metra në thellësi të Oqeanit Indian, aty ku peshkaqenët e uritur kanë krijuar kurthin ideal për të drejtuar ushqimin e tyre me karkaleca. Shkencëtarët e kanë quajtur atë si “Zona e Kurthit”, ndërsa e kanë përshkruar atë si një “oaz të jetës” në mes të një “shkretëtire” të madhe oqeanike poshtë ishujve Maldive. Grabitqarët e oqeanit, si peshkaqenët apo edhe peshq të lloje të ndryshme, grumbullohen në këtë zonë për t’u ushqyer me organizma të vegjël, të cilët njihen si mikronekton. Këta organizma detarë arrijnë të notojnë pavarësisht rrymave oqeanike. Ata ngjiten në sipërfaqe të oqeanit gjatë natës, ndërsa zhyten sërish në thellësi në agim.

LEXO EDHE:

Back to top button