Zvicra fiton Serbinë dhe si e dyta në grupin G kalon në 1/8 e finales

Zvicra fitoi 3:2 ndaj serbëve dhe siguruan kualifikimin tutje. Zvicra e nisën furishëm takimin, pas qysh në minutat e parë rrezikuan dy herë me Granit Xhakën. Po rridhte minuta e 20` kur helvetikët krijuan një aksion të bukur dhe në gol e konkretizoi Xherdan Shaqiri.

Megjithatë, zviceranët bën dy gabime, që i kushtuan në dy gola. Ishte Mitrovic që barazoi shifrat, dhe Vlahovic që i dha epërsinë serbëve. Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë ishte Embolo që shënoi dhe barazoi shifrat. Pjesa e parë u mbyll 2:2.

Edhe në 45 minutat e tjerë më mirë e nisën zviceranët. Ishte Fleuer që pas një aksioni të bukur realizoi dhe i riktheu epërsinë helvetikëve. E këtë fitore Zvicra shkon tutje nga pozita e dytë me gjashtë pikë, kurse serbët përshëndeten nga Botërori.

LEXO EDHE:

Back to top button